Mbyllet pjesa e parë: Napoli në epërsi ndaj Cagliarit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Napolit dhe Cagliarit.

Sport

26/09/2021 21:33

“Napolitanët” janë në epërsi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte qendërsulmuesi Victor Osimhen që realizoi golin e vetëm pas një asistimi të Zielinskit (11′).

Vendasit ishin më të mirë në tërë pjesën e parë, derisa Cagliari provoi disa herë në kundërzbritje.

Sidoqoftë, Rrahmani dhe Koulibaly ishin në vendin e duhur, duke bërë që porta të jetë e paprekur për këta 45 minutat e parë.

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë: 1 – 0./Lajmi.net/