Start fantastik i Napolit, kryeson në Serie A me bilanc pefekt
Skuadra italiane e ka nisur sezonin në mënyrë fantastike.
Sport
Mbrëmë Napoli mposhti bindshëm Sampdorian si mysafirë me rezultat 0-4, shkruan lajmi.net.
Me këtë fitore ‘Napolitanët’ rikthyen kryesimin në Serie A me bilanc të qind për qindtë pas pesë ndeshjeve të para.
Ekipi i Luciano Spallettit ka 15 pikë me gol-diferencë 14 gola të shënuar e vetëm dy sosh të pësuar, duke lënë prapa Interin dhe Milanin që kanë nga 13 pikë.
Napoli duket se me trajnerin e ri Spalletti ka gjetur formën e duhur dhe do të luftojë deri në fund për titullin e kampionit në Itali.
Objektiv minimali i klubit do të jetë të paktën kualifikimi në Ligën e Kampionëve, ku sezonin e kaluar dështuan ta bënin një gjë të tillë në xhiron e fundit.
Megjithatë, me paraqitje të tilla ‘Scudetto’ nuk do të ishte mision i pamundur për ta. /Lajmi.net/