Interesante, James ka klauzolë sekrete në kontratë që e lejon të luajë me Messin

Mesfushori James Rodriguez është duke ëndërruar të luajë pranë Lionel Messit, pavarësisht që është bërë me skuadër të re.

Sport

23/09/2021 21:37

Ish ylli i Real Madridit u largua nga Everton pas vetëm një viti ku shënoi gjashtë herë në 23 paraqitje, transmeton lajmi.net.

James vendosi të largohet nga futbolli evropian, befasisht duke nënshkruar me skuadrën e Katarit, Al-Rayyan.

Sidoqoftë, ekziston një klauzolë e fshehtë e kolumbianit që ia rregullon disa gjëra shumë mirë.

Sipas Mundo Deportivo, James ka klauzolë sekrete që e lejon të largohet në rast që PSG bën ofertë.

Kjo ishte kërkesë e veçantë e James, që dëshiron të luajë me Messi, Neymar dhe tjetër e tjerë.

Pra, tani James duket të bind PSG-në që të bëjë ofertë në vitin tjetër ose pas dy viteve./Lajmi.net/