Policia e Kosovës nën vëzhgim të situatës, me snajperë e armë të tjera

Derisa në Jarinjë është bllokuar qarkullimi nga veturat dhe kamionët e protestuesve serbë, në kundërshtim të reciprocitetit, situata po vëzhgohet edhe nga majat e larta malore të veriut.

Lajme

21/09/2021 17:11

Një grup vëzhgonin nga lartë, por me anë të snajperëve, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë vëzhguar situatën edhe nga poshtë, raporton lajmi.net.

Pavarësisht bllokimit të rrugës dhe forcave të shumta policore, situata në pikën kufitare në Jarinjë paraqitet e qetë.

Serbët po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë sa i përket çështjes së targave të përkohshme të automjeteve.

Ky vendim është funksionalizuar që prej dje, kurse lidhur me situatën e krijuar në veri pati reagime të shumta edhe nga Bashkimi Evropian, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht kësaj vendimi vazhdon të jetë në fuqi dhe kërkohet zbatimi i tij.

Edhe pse serbët në Jarinje e Bërnjak kanë bllokuar rrugët dhe vazhdojnë kundërshtimit, në pikat tjera kufitare qarkullimi është më i rregullt.

Madje nga Ministria e Punëve të Brendshme sot kanë deklaruar se brenda 24 orëve  janë lëshuar 1 mijë e 455 targa të përkohshme, apo provuese.

Reciprociteti me targat është duke vazhduar, ngjashëm si kundërshtimi i serbëve. Që nga mëngjesi i djeshëm forcat e Njësive Speciale vazhdojnë të kujdesen për sigurinë e kësaj ane të Kosovës./Lajmi.net/

Të rejat nga veriu, kjo është situata aktuale atje