Atletico Madrid synon të rikthehet te fitorja ndaj Getafes, formacionet e mundshme
Sonte nis xhiroja e gjashtë në La Ligën spanjolle.
Sport
Getafe e pret në shtëpi Atletico Madridin nga ora 19:30 në ndeshjen hapëse të xhiros së gjashtë në La Liga, shkruan lajmi.net.
‘Madrilenët’, ndodhen në pozitën e dytë aktualisht me 11 pikë të grumbulluara pas tri ndeshjeve të para.
Në anën tjetër, Getafe e ka nisur shumë keq këtë edicion pasi ndodhen në pozitën e parafundit pa asnjë pike të grumbulluar.
Të dyja ekipet synojnë të marrin pikët e plota në mënyrë që të luftojnë deri në fund për objektivat e tyre.
Këto janë formacionet e mundshme të dyja ekipeve.
Getafe: Soria; Suarez, Djene, Cuenca, Olivera; Alena, Maksimovic, Luis, Chema, Jankto; Unal
Atletico Madrid: Oblak; Savic, Gimenez, Hermoso; Trippier, Llorente, De Paul, Kondogbia, Carrasco; Suarez, Griezmann /Lajmi.net/