Carrusel Deportivo: CR7 iu ofrua Atletico Madridit

Sulmuesi Cristiano Ronaldo u rikthye te Manchester United, edhe pse befasisht mund të kishte përfunduar te Atletico Madrid.

Sport

20/09/2021 19:19

Sipas Carrusel Deportivo, agjenti Jorge Mendes e ofroi portugezin te rivali lokal i Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Ronaldo ishte i dëshpëruar që të largohet nga Juventus këtë verë, andaj Mendes hyri në negociata me shumë klube, njëra ndër to ishte Atletico, që refuzuan ta transferojnë,

Pas refuzimit, Mendes u fokusua te dy klubet e Manchesterit, me Cityn që ishte shumë pranë, por në fund vendosi të rikthehet në “Old Trafford”.

Deri më tani, Ronaldo ka shënuar katër gola me fanellën e klubit anglez në tre paraqitje./Lajmi.net/