Arrihet marrëveshja, Willian largohet nga Arsenali
Arsenal dhe Willian kanë arritur marrëveshje për të shkëputur kontratën, vetëm një sezon pasi braziliani u transferua tek ekipi londinez.
Sport
Braziliani nuk përshtatej në stilin e lojës së menaxherit Arteta, dhe kësisoj ka vendosur që të largohet nga klubi londinez.
Pas gjashtë ditësh negociata, Willian ka arritur marrëveshje me klubin brazilian, Corinthians, në një marrëveshje dy-vjeçare, raporton Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, dokumentacionet do të nënshkruhen gjatë ditës së sotme (e hënë), dhe më pas Willian do të udhëtoj për në Brazil të nënshkruar kontratën.
Ndërkohë sipas gazetarit të SkySports, Kaveh Solkehol, Arsenal do t’i shpëtoj rreth 20 milion funte pas shkëputjes së kontratës me Willian, pasi braziliani kishte kontratë edhe për dy vite të tjera me ekipin londinez ku përfitonte rreth 240 mij funte në javë.
Ai tek ekipi brazilian do të përfitoj rreth 70% më pak të pagës që e mori gjatë sezonit të parë me Arsenal. /Lajmi.net
Incredible gesture by Willian. He is tearing up his Arsenal contract. Saving Arsenal £20m. He has two years left on £240,000 a week deal but instead of just sitting back and taking the money or asking for a pay off off, he is walking away to sign for Corinthians on 70% less wages
— Kaveh Solhekol (@SkyKaveh) August 28, 2021