Arsenal pritet t’i largojë shtatë futbollistë para mbylljes së afatit veror
Arsenal thuhet se shpreson të largojë shtatë futbollistë nga skuadra para mbylljes së afatit veror.
Sport
“Topçinjtë” kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro në transferimet e lojtarëve, si Nuno Tavares, Albert Sambi Lokonga, Ben White, Aaron Ramsdale dhe Martin Odegaard, transmeton lajmi.net.
William Saliba dhe Matteo Guendouzi janë huazuar te Marseille, derisa shitja e Joe Willock te Newcastle është vlera e vetme që Arsenal ka fituar deri më tani.
Sipas Evening Standard, shtatë lojtarë mund të largohen nga Arsenal para se të mbyllet ky afat veror, duke nisur nga Willian, që është pranë kalimit si agjent i lirë te Corinthians.
Lucas Torreira është duke kompletuar huazimin te Fiorentina, derisa Sead Kolasinac është pranë kalimit te Fenerbahce, ku do ribashkohet me mikun Mesut Ozil.
Eddie Nkeitah, Reiss Nelson, Ainsley Maitland-Niles dhe Hector Bellerin mund të largohen ditëve të ardhshëm nëse gjendet ndonjë blerës, derisa “Topçinjtë” shpresojnë edhe në shitjen e Pierre-Emerick Aubameyang./Lajmi.net/