Xhaka konfirmon vazhdimin e kontratës me Arsenalin

Granit Xhaka mbetet pjesë e Arsenalit.

Sport

24/08/2021 10:25

Xhaka gjatë pothuajse tërë afatit kalimtar është lidhur me një largim nga Arsenali, transmeton lajmi.net.

Futbollisti lidhej me një kalim te Roma ku pëlqehej shumë nga Jose Mourinho, megjithatë e ardhmja e tij mbetet në Angli.

Mesfushori ka nënshkruarë kontratën e re që do ta mbajë atë te Arsenali edhe për disa vite të tjera.

Xhaka përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka bërë të ditur se ka rinovuar marrëveshjen me ‘Topçinjtë’.

Në ndërkohë ‘The Gunners’ ende nuk kanë njoftuar vazhdimin me Xhakën, por një gjë të tillë pritet ta bëjnë së shpejti. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)