E papritur, Willian pranë kalimit te skuadra braziliane
Sulmuesi i Arsenalit, Willian në ditët e ardhshme do bëhet me skuadër të re.
Sport
Braziliani deri tani ka pritur ndonjë ofertë nga klubet evropiane, por meqenëse nuk ka pasur oferta, e ardhmja shihet jashtë Evropës, transmeton lajmi.net.
Është skuadra nga Brazili, Corinthianas që është në negociata të avancuara me lojtarin.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Willian është duke konsideruar kalimin te skuadra braziliane dhe që Arsenal do e lejojë të largohet si agjent i lirë në mënyrë që të shpëtojë nga paga e lartë./Lajmi.net/
Corinthians proposal for Willian is on the table and 100% confirmed. He’s ready to leave the club and he’s tempted – Willian gives priority to European clubs but Corinthians have “huge chances”. ??? #AFC
Arsenal will let him leave on a free transfer in order to save his salary. https://t.co/AXIHRDyzhk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 23, 2021