Allegri shpjegon situatën e Ronaldos: Ishte vendimi im, i kam treguar që do jetë në stol
Juventus barazoi me Udinesen në ndeshjen e parë në Seria A.
Sport
Por, ajo që befasoi ishte se sulmuesi Cristiano Ronaldo e filloi nga stoli duke u inkuadruar në minutën e 60-të, transmeton lajmi.net.
Menjëherë kishte raportime se portugezi e do largimin, mirëpo trajneri Massimiliano Allegri ka bërë të ditur se ishte vendim teknik.
“Është mirë, bisedova me të për ndeshjen dhe kushtet, i thashë që do vijë nga stoli sepse do na duhet në pjesën e dytë, e bëri vetën të gatshëm dhe ia dolëm mirë. Ai gjithashtu shënoi gol”.
“Ka shumë ndeshje, duhet të menaxhojmë të gjithë. Është hera e parë me pesë zëvendësime, duhet të kuptojë nëse i kam menaxhuar mirë”, tha ai.
Ndërkohë, CR7 realizoi në minutat shtesë (90+5), por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje./Lajmi.net/