​Sonte nis beteja për katërshen më të mirë të Botërorit, Franca përballë Marokut

Franca dhe Maroku do ta hapin sonte fazën çerekfinale të Kupës së Botës 2026, në një përballje që pritet të sjellë spektakël pasi të dyja kombëtaret synojnë një vend në mesin e katër skuadrave më të mira të turneut. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Gillette në Foxborough dhe fituesi do të sigurojë biletën për…

Sport

09/07/2026 08:21

Franca dhe Maroku do ta hapin sonte fazën çerekfinale të Kupës së Botës 2026, në një përballje që pritet të sjellë spektakël pasi të dyja kombëtaret synojnë një vend në mesin e katër skuadrave më të mira të turneut. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Gillette në Foxborough dhe fituesi do të sigurojë biletën për në gjysmëfinale.

Franca vjen në këtë sfidë pas një fitoreje minimale 1:0 ndaj Paraguait në fazën e 1/8 së finales, duke konfirmuar edhe një herë statusin e njërit prej favoritëve për trofeun. Në anën tjetër, Maroku vazhdoi rrugëtimin mbresëlënës në këtë Botëror duke mposhtur bindshëm Kanadanë me rezultat 3:0 dhe duke dëshmuar se nuk është rastësisht në mesin e tetë skuadrave më të mira të botës.

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, synon ta udhëheqë ekipin drejt një tjetër gjysmëfinale botërore, ndërsa Maroku kërkon të vazhdojë historinë e tij të suksesit dhe të eliminojë edhe një prej gjigantëve të futbollit evropian. Fituesi i këtij takimi do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit mes Spanjës dhe Belgjikës.

Ndeshja nis nga ora 22:00.