Mjafton goli i Correas, Atletico Madrid mposht Elchen

Atletico Madrid ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Elches, në kuadër të xhiros së dytë në La Liga.

Sport

22/08/2021 21:29

“Los Rijoblancos” triumfuan me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte Angel Correa që shënoi golin e vetëm pas asistimit të De Paul (39′).

Dy skuadrat kanë pasur edhe mundësi të tjera, por qe u mungonte goditja përfundimtare.

Me këtë fitore, Atletico merr kreun me gjashtë pikë, derisa Elche renditët në pozitën e 16-të me një sosh./Lajmi.net/