Arsenali është skuadra që ka shpenzuar më së shumti këtë merkato verore në Angli

Arsenal e cila njihet si një skuadër që nuk shpenzon shifra të mëdha përgjatë merkatove, këtë herë për çudi rangohet si e para në Angli për shumën e transferimeve.

Sport

20/08/2021 20:26

Me dy transferimet e zyrtarizuara gjatë ditës së sotme, Odegaard dhe Ramsdale, klubi londinez tani ka arritur të bëj pesë transferime gjatë këtij afati kalimtar veror, duke u bërë skuadra që ka shpenzuar më së shumti para në Angli.

“Gunners” nga këto pesë transferime kanë paguar rreth 130 milion funte, duke prirë bindshëm si e para nga skuadrat e tjera për shifrën e transferimeve.

Pas Arsenalit, e dyta vie Manchester City e cila ka shpenzuar rreth 114 milion funte, pastaj Manchester United me 112 milion funte, dhe e katërta skuadra e Chelseas me 103 milion funte, sipas ESPN. /Lajmi.net