Valverde lojtari i radhës që do të rinovojë me klubin madrilen

Klubi spanjoll Real Madrid disa ditë më parë konfirmoi rinovimet e kontratave me Carvajal e Courtois, kurse gjatë ditës së sotme konfirmoi gjithashtu edhe rinovimin me sulmuesin Karim Benzema edhe për dy vite të tjera.

Sport

20/08/2021 18:37

Duket se ekipi madrilen do të vazhdoj me rinovimet e kontratave me futbollistët kryesorë, dhe i radhës do të jetë mesfushori Federico Valverde, konfirmon Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, uruguajani do të rinovoj kontratën e tij së shpejti me klubin, pasi marrëveshja është arritur dhe klubi spanjoll po punon që të zyrtarizoj rinovimin e tij javën tjetër.

Valverde e do Real Madridin dhe ai menjëherë ka pranuar të qëndrojë dhe të zgjasë kontratën e tij aktuale, ka shtuar gazetari Romano.

Mesfushori 23-vjeçar është pjesë e Real Madrid që nga sezoni 2018/19 dhe ka regjistruar 103 paraqitje në total me klubin madrilen. /Lajmi.net