PSG prezanton pesë transferimet e bujshme

Gjiganti francez ka bërë bujë me blerjet e verës.

Sport

14/08/2021 21:13

PSG ka bërë plotë pesë top-transferime deri më tani në afatin kalimtar të verës, shkruan lajmi.net.

Georginio Wijnaldum, Sergio Ramos, Achraf Hakimi, Gianluigi Donnarumma dhe Leo Messi janë blerjet e ekipit.

Ata janë prezantuar para tifozëve ‘Parisienë’ para fillimit të ndeshjes me Strasbourgun.

Padyshim që ekipi francez ka bërë bujë të mëdha me këto ndryshime e sidomos me Messin i cili llogaritet si më i miri në botë.

E veçante e krejt këtyre transferimeve është se vetëm Achraf Hakimi është blerë për rreth 70 milionë euro, të gjithë të tjerët kanë ardhur si futbollist të lirë.

Megjithatë sigurisht se Parisi u ka ofruar atyre rroga stratosferike për ti sjell në Francë. /Lajmi.net/