Kane rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Man Cityn
Harry Kane iu është rikthyer stërvitjeve.
Sport
Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane është rikthyer më në fund në stërvitje pas “telenovelës” me klubin gjatë muajit të fundit lidhur me transferimin e tij.
Sipas gazetarit të “SkySports”, Kaveh Solhekol, Kane sot ka marrë pjesë në stërvitje pasi rezultoi negativ në testimin e fundit ndaj COVID-19 me metodën PCR, transmeton lajmi.net.
Kane u bë protagonist i lajmeve pasi nuk u paraqit në stërvitje për ditë të tëra, duke bërë që mediat të spekulonin që ai po bën presion ndaj Tottenhamit për një transferim tek Manchester City./Lajmi.net/
Harry Kane trained with Spurs squad today after negative Covid PCR test
— Kaveh Solhekol (@SkyKaveh) August 13, 2021