Arsenal nis negociatat me Man Cityn për Bernado Silvan
Arsenal është duke shikuar mundësinë për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva.
Sport
Me ardhjen e Jack Grealish, Silva mund të thuhet se nuk ka vend te skuadra e Pep Guardiolas, transmeton lajmi.net.
Vetë tekniku spanjoll ka konfirmuar se Silva se bashku me tre lojtarë të tjerë kanë kërkuar largimin dhe tani janë duke pritur oferta nga klubet e tjera.
Në fakt, është Arsenal që ka hapur negociatat me Cityn për portugezin, por ka një problem.
Siç raportojnë mediat angleze, Silva nuk dëshiron kalimin te Arsenal sepse preferon t’i bashkohet një skuadre që garon për Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/