ZYRTARE: John Stones rinovon kontratën me Man Cityn

John Stones sapo ka rinovuar kontratën me Manchester Cityn.

Sport

10/08/2021 11:12

Mbrojtësi i Manchester Cityt, John Stones ka rinovuar kontratën me “Cityzens” deri në vitin 2026, shkruan lajmi.net.

Ky rinovim vie vetëm një vit pasi Stones u vu në shitje nga Manchester City, por falë formës së mirë të treguar ku pavarësisht transferimeve në mbrojtje ai ishte figurë kyçe në fitimin e titullit të Premierligës.

Stones ka rinovuar kontratën me afat pesë vjeçar deri në vitin 2026.

“Nuk mund të isha më i lumtur, jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, ne kemi lojtarë kualitativ dhe duam të fitojmë sa më shumë trofe”, tha Stones për uebfaqen e Manchester Cityt

“Puna me menaxherin është një ëndërr e bërë realitet, ai më ka mësuar aq shumë për lojën e futbollit sa nuk mund ta besoj”, shtoi ai.

“Suksesi i viteve të fundit është si një ëndërr, jam vërtet i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre”, tha Stones.

“Ky është vendi më i mirë për mua të luaj futbollin tim dhe ti përmbush ambiciet e mia”, përfundoi John Stones./Lajmi.net/