Pjanic shumë afër rikthimit te Juventusi

Miralem Pjanic pritet të largohet nga Barcelona.

Sport

07/08/2021 19:24

Pjanic nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të gjigantit spanjoll Ronald Koeman për sezonin e ri, transmeton lajmi.net.

Futbollisti prej kohësh ka kërkuar të rikthehet në Itali më konkretisht te Juventusi dhe duket se një gjë e tillë do të ndodh së shpejti.

Sipas mediave italiane, drejtuesit ‘Bianconerë’ do të shfrytëzojnë rastin e ndeshjes me Barcelonën nesër në kuadër të trofeut “Joan Gamper” ku do të bisedojnë më pas për situatën e boshnjakut.

30-vjeçari mund të kaloj te “Zonja e Vjetër” si futbollist i lirë nëse shkëput kontratën me ‘Blaugranët” apo në formë huazimi me të drejtë blerje.

Pjanic nuk ka arritur asesi të gjejë formën e duhur në Spanjë dhe largimi i tij vetëm pas një sezoni duket i pashmangshëm. /Lajmi.net/