Nismë për largimin e Abdixhikut, Krasniqi: Janë mbledhur mbi 150 nënshkrime edhe vetë kam nënshkruar

Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se brenda partisë janë mbledhur mbi 150 nënshkrime që synojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të LDK-së. Në një prononcim për Kosova Live në T7, Krasniqi tha se nisma ka gjetur mbështetje edhe në Degën e LDK-së në Vushtrri, raporton lajmi.net Ajo nuk bëri të…

Lajme

09/07/2026 13:53

Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se brenda partisë janë mbledhur mbi 150 nënshkrime që synojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të LDK-së.

Në një prononcim për Kosova Live në T7, Krasniqi tha se nisma ka gjetur mbështetje edhe në Degën e LDK-së në Vushtrri, raporton lajmi.net

Ajo nuk bëri të ditur emrat e personave që kanë nënshkruar kërkesën, por theksoi se numri i nënshkrimeve të mbledhura deri tani është mbi 150 dhe se edhe ajo vetë ka nënshkruar për shkarkimin e tij.

“Në Degën e Vushtrrisë janë 17 anëtarë. Më shumë se pesë prej tyre janë në listën e atyre që kanë nënshkruar për shkarkimin e Abdixhikut. Mbi 150 nënshkrime janë konfirmuar brenda dy ditëve. Për emrat nuk mund të flas, por unë kam nënshkruar, ashtu si edhe disa delegatë të tjerë të Degës së Vushtrrisë”, tha Krasniqi./Lajmi.net/