Demiral mungon në stërvitje te Juventus, gjithmonë e më pranë Atalantas

Mbrojtësi Merih Demiral nuk ka shkuar në stërvitje te Juventus dhe pritet t'i kompletojë testet mjekësore te Atalanta.

Sport

04/08/2021 13:24

Sipas Football Italia, Romero është pranë kalimit te Atalanta dhe sot (e mërkurë) do t’i kryejë testet mjekësore, transmeton lajmi.net.

Atalanta ka arritur marrëveshje me Juventusin për huazim me 3-4 milionë euro dhe opsion blerje prej 28 milionë euro.

Cristian Romero do kalojë te Tottenham, andaj Atalanta e sheh turkun si pasuesi adekuat.

Demiral ka zhvilluar 32 paraqitje në dy sezone me “Bianconerët” duke shënuar një gol.

Ndërkohë, kalimin e Demiral e ka siguruar mungesa në stërvitje, derisa brenda javës pritet të bëhet gjithçka zyrtare./Lajmi.net/