Laporte kërkon largimin nga Man City

Aymeric Laporte duket se nuk është më i lumtur në Manchester City.

Sport

31/07/2021 18:23

Laporte ka humbur vendin në formacionin startues të Man City, dhe spanjolli nuk është aspak i lumtur me këtë fakt.

Trjanerit i ekipit anglez Pep Guardiola po preferon dyshen John Stones dhe Ruben Dias para tij.

Sipas ‘The Transfer Window’, Laporte tashmë i ka bërë të ditur drejtuesve të ‘Citizens’ se ai dëshiron të largohet, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi dëshiron një ekip ku do të ketë më shumë minutazh të shfaq kualitetet e tij.

Interesim për 27-vjeçarin ka shfaqur prej kohësh Barcelona, dhe mbetet të shihet nëse dy klubet do të arrijnë marrëveshje. /Lajmi.net/