ZYRTARE: Lamela transferohet tek Sevilla, Gil kalon te Tottenham si marrëveshje shkëmbimi

Dy klubet evropiane kanë finalizuar marrëveshjen e shkëmbimit të lojtarëve.

Sport

26/07/2021 15:30

Pas shumë negociatave Sevilla dhe Tottenham më në fund kanë arritur marrëveshje, transmeton lajmi.net.

Bryan Gil është transferuar te Tottenham, ndërsa si pjesë e marrëveshjes Sevilla merr Erik Lamelan dhe 25 milionë euro.

Gil sezonin e kaluar zhvilloi 30 ndeshje me në të gjitha garat duke realizuar katër gola dhe katër asistime.

Në anën tjetër Lamela luajti 35 ndeshje në përgjithësi, duke kontribuar me katër gola dhe një asistim.

Tashmë gjithçka është kryer dhe dy klubet kanë zyrtarizuar blerjet e tyre më të reja. /Lajmi.net/