ZYRTARE: Son vazhdon kontratën me Tottenhamin

Heung Min Son do të vazhdojë të jetë lojtar i Tottenhamit edhe për katër vite.

Sport

23/07/2021 11:15

Tottenham Hotspur ka njoftuar se futbollisti, Heung Son Min ka vazhduar kontratën me klubin nga Londra veriore, shkruan lajmi.net.

Kapiteni i Koresë së Jugut, ka shënuar 107 gola dhe ka regjistruar 64 asistime në 280 paraqitje në të gjitha garat që kur u bashkua me “Spurs” nga Bayer Leverkusen në gusht të vitit 2015.

Son ka nënshkruar kontratë katër vjeçare e cila do ta mbajë në “Tottenham Hotspur Stadium” të paktën deri në vitin 2025./Lajmi.net/