Abdixhiku uron myftiun Tërnava: Kurban Bajrami na mëson për solidaritet

Për të uruar kremten e Kurban Bajramit në Bashkësinë Islame të Kosovës sot ka qëndruar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili tha se kjo festë na mëson për solidaritet, bashkëpunim dhe dhembshuri ndaj atyre që kanë nevojë.

Lajme

20/07/2021 10:37

“Është një festë që na mëson për solidaritet, bashkëpunim dhe dhembshuri të atyre që janë në nevojë dhe duke mirëkuptuar natyrisht gjendjen e tanishme të pandemisë dhe mungesës së besimtarëve për të ushtruar ritet fetare shpresojmë që një gjendje e tillë të përfundojë sa më parë dhe t’i kthehemi normalitetit sa më shpejt”, tha ai.

Qysh nga mëngjesi Bashkësinë Islame të Kosovës e kanë vizituar krerët e subjekteve politike dhe fetare në Kosovës./Lajmi.net/