Limaj uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar gjithë besimtarët e fesë islame në vendin tonë me rastin e ditës së Kurban Bajramit.

Lajme

20/07/2021 10:15

Limaj përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj partie, mes tjerash ka shkruar se, në këtë festë, e cila simbolizon solidaritetin dhe mirësinë, uroj që në familjet tuaja të mbretërojë paqja, harmonia dhe uniteti.

Urimi i plotë i Limajt:

“Me fat Kurban Bajrami!

Të gjithë besimtarëve të besimit islam, në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate ua uroj festën e Kurban Bajramit.

Në këtë festë, e cila simbolizon solidaritetin dhe mirësinë, uroj që në familjet tuaja të mbretërojë paqja, harmonia dhe uniteti.

Në këtë ditë të sakrificës, kujtojmë gjithë ata burra e gra, djem dhe vajza që dhanë jetën për lirinë e Kosovës./Lajmi.net/