ZYRTARE: Lokonga transferohet te Arsenali
Klubi anglez Arsenal ka arritur marrëveshje me Albert Sambi Lokonga.
Sport
Arsenal ka zyrtarizuar përforcimin e parë për sezonin e ri, transmeton lajmi.net.
Klubi anglez ka arritur marrëveshje me Lokongan.
‘Topçinjtë’ kanë shpenzuar 17.5 milionë euro plus 4.5 milionë euro bonuse për transferimin e mesfushorit, i cili ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare të vlefshme deri në vititn 2026.
Futbollisti do ta mbajë fanellën me numër 23 te Gunners.
Raportohet se Ben White pritet të jetë përforcimi i radhës te Arsenali. /Lajmi.net/
???ed and loaded ? pic.twitter.com/teIKur1gPA
— Arsenal (@Arsenal) July 19, 2021