Arsenali vendos në shitje Lacazetten

Klubi anglez Arsenal duket se nuk llogarit më në Alexandre Lacazette.

Sport

19/07/2021 15:48

Sipas ‘The Mirror’, Arsenal është e gatshme ta shesë Lacazetten gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.net.

‘Topçinjtë’ duket se nuk llogarisin më në sulmuesin e tyre, dhe dëshirojnë ta shesin në mënyrë që të sigurojnë para për të bërë disa trasnferime në merkaton e verës.

Francezi ka kontratë me Gunners deri në qershor të vitit 2022, interesim për të në të kaluarën ka shfaqur skuadra e Atletico Madrid.

30-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 43 paraqitje në të gjitha garat me klubin e tij, duke realizuar 17 gola dhe tre asistime. /Lajmi.net/