Arsenal arrin marrëveshje me Brightonin për transferimin e White

Klubi anglez Arsenal pritet ta transferojë mbrojtësin Ben White.

Sport

16/07/2021 23:03

Sipas ‘The Sun’, Arsenal ka arritur marrëveshje me Brighton për transferimin e White gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi pritet të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me ‘Topçinjtë’ të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Gunners do të shpenzojnë rreth 60 milionë euro për blerjen e anglezit, futbollisti do të kryej testet mjekësore pasi të përfundojë pushimet e tij.

23-vjeçari, ishte ftuar nga Kombëtarja e Anglisë në “Euro 2020”, por nuk zhvilloi asnjë minutë.

Me transferimin në Arsenal, White do të bëhët njëri ndër mbrotjësit anglez më të shtrenjtë. /Lajmi.net/