Liverpool planifikon bisedime me Salah lidhur për të ardhmen
Liverpool dëshiron të mësojë nëse sulmuesi Mohamed Salah synon të qëndrojë.
Sport
Sipas Sunday World, Liverpool është duke planifikuar bisedime me Salah dhe agjentin e tij për të mësuar nëse do qëndrojë apo largohet, transmeton lajmi.net.
Spekulimet për të ardhmen e Salah kanë ndodhur në muajt e fundit me 29-vjeçarin që shprehu admirimin e madh për Real Madridin dhe kontrata i skadon në verën e vitit 2023.
Drejtuesit e “Reds” zakonisht nuk japin kontrata afatgjatë për lojtarët e moshës 30-vjeçare, por do bëjnë një përjashtim të veçantë për Salah, nëse ky i fundit dëshiron të mbyll karrierën në “Anfield”.
Ndërkohë, ish bashkëlojtari i Salah, Mohamed Aboutrika në një televizion publik tha “Salah ka numër problemesh me klubin”./Lajmi.net/