Reali nis nesër parapërgatitjet, Ancelotti do këtë gati 13 lojtarë nga ekipi i parë

Real Madrid nesër do nis parapërgatitjet për edicionin 2021/22.

Sport

04/07/2021 23:12

“Los Blancos” nuk kanë kryer ende ndonjë transferim, pos që zëvendësuar Zinedine Zidane me Carlo Ancelotti, transmeton lajmi.net.

Nesër, Reali do nis parapërgatitjet, me teknikun italian që do të këtë gati 13 lojtarë nga skuadra e parë.

Andriy Lunin, Dani Carvajal, Nacho, Marcelo, Alvaro Odriozola, Ferland Mendy, Isco, Martin Odegaard, Mariano Diaz, Rodrygo Goes, Brahim Diaz dhe Luka Jovic do jenë lojtarët e pranishëm nesër në stërvitjen e parë.

16 lojtarë të tjerë do mungojnë, derisa 10 lojtarë do ftohen nga Real Madrid Castilla që të plotësohen numrat.

Ndërkohë, Real Madrid pritet të shesë disa lojtarë brenda muajve të ardhshëm, kurse janë duke provuar të transferojnë Kylian Mbappe./Lajmi.net/