Kabak me letër emocionuese pas largimit: Faleminderit të gjithëve, kam mësuar shumë nga ju

Mbrojtësi Ozan Kabak ka dhënë lamtumirën e fundit pas largimit në formë huazimi prej Liverpool.

Sport

30/06/2021 15:46

Kabak ka qenë për gjashtë muaj huazim nga Schalke 04, por “Reds” vendosën në fund që të mos e aktivizojnë mundësinë e blerjes, transmeton lajmi.net.

Kabak i ka falënderuar të gjithë duke nisur nga trajneri, bashkëlojtarët dhe tifozët.

“Do doja t’iu falënderoja për mbështetjen tuaj drejt meje, që nga dita kur arrita. Besoj se eksperiencën time që kam mbledhur për katër muaj qëndrimi ka qenë shumë e rëndësishme”.

“Kam mësuar shumë nga trajneri Jurgen Klopp, gjithë bashkëlojtarëve dhe jam krenar që ishte pjesë e kësaj familje të veçantë. Gjithmonë do kujtoj ditët e mia këtu në Liverpool me lumturi të madhe dhe këngë të veçantë që me kënaqësi ma dhuruat”, shkroi ai.

Ndërkohë, Leciester City shihet si skuadra kryesore favorite për transferimin e Kabak./Lajmi.net/