PSG rivalizon Arsenalin për Correan, ofron yllin e skuadrës drejt Lazios

PSG ka përgatitur ofertë për sulmuesin e Lazios, Joaquin Correa dhe janë të gatshëm të ofrojnë Pablo Sarabia plus para.

Sport

30/06/2021 13:07

Argjentinasi ka vëmendjen e Arsenalit dhe PSG-së, por gjiganti i Ligue 1 ka ofertë më konkrete, transmeton lajmi.net.

Lazio e vlerëson Correa në vlerë 45 milionë euro dhe PSG dëshiron ta zbres këtë vlerë, duke ofruar Sarabian në shkëmbim.

Klubi i Seria A do nisin negociatat, ngase janë të interesuar për këtë shkëmbim.

Il Corriere dello Sport këtë muaj ka raportuar se Arsenal ka ofruarPablo Sarabia

20 milionë euro për nënshkrimin me Correa. Ofertë jo e mjaftueshme për klubin italian.

Trajneri i ri i Lazios, Maurizio Sarri duhet të bëjë disa nënshkrime në mënyrë që klubi të adaptohet në idenë e tij të futbollit.

Simeone Inzaghi preferonte sistemin 3-5-2, derisa Sarri preferon 4-3-3 dhe 4-2-3-1./Lajmi.net/