Ku do përformonte Ramos më mirë? PSG apo Man United?

Me njoftimin se Sergio Ramos do të largohet nga Real Madrid këtë verë pas një karriere të shkëlqyeshme 16-vjeçare në klub, përgatitjet po zhvillohen përpara lëvizjes së tij të ardhshme.

Sport

24/06/2021 11:19

Midis një mori klubesh që garojnë për nënshkrimin e tij, dy ofertat që Ramos po konsideron më të afërt besohet të jenë nga Paris Saint-Germain dhe Manchester United, transmeton lajmi.net.

Kompania e inteligjencës artificiale “Olocip” ka krijuar një model vlerësimi për të zbuluar nëse Ramos do të përformonte më mirë te PSG apo te United.

Ky model merr parasysh konkurrencën, ekipin që rrethon lojtarin dhe filozofinë dhe stilin e lojës së trajnerit, me AI teknologjinë e vetme të aftë për të kontekstualizuar një lojtar në një mjedis të ri.

Në tabelën më poshtë, vlerësimi i përgjithshëm i Ramos thotë se do të ishte më i mirë se 98 për qind e mbrojtësve qendrorë nga baza e të dhënave prej 28,000 lojtarësh për secilën skuadër.

Duke parë grafikun tjetër, me statistika për 90 minuta, Ramos do të paraqitej më mirë në zhvillimin e ekipit nën urdhrat e Mauricio Pochettinos.

Sidoqoftë, veprimet e tij mbrojtëse do të gjeneronin më shumë vlerë nëse ai do të nënshkruante për “Djajtë e Kuq”.

Spanjolli do të përshtatet më mirë në përgjithësi nga pikëpamja mbrojtëse në PSG, pasi ka një vlerësim më të lartë mbrojtës.

Çfarë humbet Real Madrid me largimin e Sergio Ramos?

Sikur Ramos të qëndronte në Real Madrid nën Carlo Ancelotti, AI vëren se vetëm 12 lojtarë nga e gjithë baza e të dhënave do të kishin performuar më mirë në krahasim me të në sezonin e ardhshëm.

Këta lojtarë do të ishin Florian Grillitsch (Hoffenheim), Frankie de Jong (Barcelona), Lewis Dunk (Brighton), Lisandro Martinez (Ajax), Yerry Mina (Everton), Teun Koopmeiners (AZ Alkmaar), Rafael Toloi (Atalanta), Olivier Boscagli (PSV), Connor Coady (Wolverhampton), Kieran Tierney (Arsenal), Virgil van Dijk (Liverpool) dhe Bryan Cristiante (Roma)./Lajmi.net/