Ramos i tregon miqve se do transferohet te PSG-ja

Qendërmbrojtësi Sergio Ramos ka vendosur t'i bashkohet gjigantit francez, PSG.

Sport

23/06/2021 17:19

Ramos u largua nga Real Madrid si agjent i lirë pas plotë 16 viteve duke fituar 22 tituj, transmeton lajmi.net.

Sipas Diario Sport, Ramos i ka treguar gjithashtu disa ish bashkëlojtarëve se PSG-ja ia plotëson kushtet ekonomike në mënyrën që klubi spanjoll nuk mundi ose nuk donte.

Ramos do gjejë një skuadër garuese në PSG me lojtarë të kalibrit të lartë si Neymar dhe Kylian Mbappe, gjithashtu me ish bashkëlojtarët si Keylor Navas dhe Angel di Maria.

Sapo të konfirmohet, Ramos do bëhet transferim i dytë si agjent i lirë, pasi kanë transferuar Gini Wijnaldum nga Barcelona.

PSG gjithashtu është pranë të nënshkruajë marrëveshje me portierin Gianluigi Donnarumma./Lajmi.net/