Mjekët ngrenë alarmin “Prindër kini kujdes, ky infeksion i rrezikshëm mund të sjellë pasoja fatale për fëmijët”

Duhet të dini- Nëse fëmija ankohet për dhimbje në vesh, është e këshillueshme që ai të shqyrtohet menjëherë nga pediatri me anë të një ekzaminimi otoskopik.

Lifestyle

21/06/2021 12:01

Otitis media është infeksioni më i zakonshëm bakterial tek fëmijët: në 3 vitet e para të jetës pothuajse të gjithë fëmijët duhet të kalojnë të paktën një episod të otitis media dhe rreth një e treta vuajnë nga dy ose më shumë episode, por pasojat mund të jenë shumë serioze nëse nuk trajtohen, shkruan Për Nënat.

Deficitet neurologjike: Otitis media ndodh kur një infeksion siç janë ato të traktatit të frymëmarrjes së sipërme çon në akumulimin e mukusit pas veshit, duke shkaktuar dhimbje dhe ënjtje, transmeton lajmi.net.

Pasoja vdekjeprurëse është abscesi i trurit, i cili paraqet dhimbje koke, ethe, të vjellja, deficit neurologjik dhe humbje të ndërgjegjes.

Një ndërlikim tjetër i rëndë është meningiti bakterial, i cili manifestohet me dhimbje koke të rënda, temperaturë të lartë, ngurtësi të qafës, nervozizëm dhe probleme të dukshme. Infeksioni mund të shkaktojë edhe paraliza të fytyrës dhe humbje të dëgjimit.

Kujdesi i duhur: Edhe pse terapitë me antibiotikë kanë reduktuar në masë të madhe frekuencën e komplikimeve otitis media, studiuesit thonë: “Megjithatë, është me rëndësi jetike që të mbeteni të vetëdijshëm për zhvillimin e mundshëm të problemeve neurologjike që mund të hasen.”

Duhet të dini- Nëse fëmija ankohet për dhimbje në vesh, është e këshillueshme që ai të shqyrtohet menjëherë nga pediatri me anë të një ekzaminimi otoskopik. /Lajmi.net/