Brazil kërkon nga Everton lejimin e Richarlison në Lojërat Olimpike

Kombëtarja e Brazilit ka pyetur Evertonin për ta lejuar sulmuesin Richarlison për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Sport

20/06/2021 16:07

Sipas Liverpool Elcho, Everton nuk dëshiron që 24-vjeçari të luajë në Tokio dhe me shumë gjasa nuk do t’i plotësohet dëshira për të luajtur në turne, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, Brazil ka kontaktuar klubin nga Liveprool për të parë mundësitë që Richarlison të merr pjesë në Lojërat Olimpike, duke marrë parasysh pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës.

Por, përgjigja e klubit anglez mbetet negative.

Brazili është lider në grupin B të Kupës së Amerikës meqenëse ka fituar dy ndeshjet e radhës, me Richarlison që ka shënuar një herë ndaj Perusë./Lajmi.net/