Varane pritet të largohet nga Real Madrid

Mbrojtësi francez, Raphael Varane mund të largohet nga Real Madrid.

Sport

18/06/2021 16:30

Sipas mediave spanjolle, Varane do të largohet nga “Santiago Bernabeu” pas Kampionatit Evropian, transmeton lajmi.net.

Së fundmi nga Reali u largua Sergio Ramos dhe sipas raportimeve të fundit rrugën e tij pritet ta ndjek edhe mbrojtësi tjetër Varane.

Interesim për 28- vjeçarin, kanë shprehur shumë skuadra kryesishtë nga Premier Liga.

Francezi, sezonin e kaluar zhvilloi 41 paraqitje me ‘Los Blancos’, duke realizuar dy gola. /Lajmi.net/