“Ramos është në bisedime për të vazhduar te Reali”

Këtë muaj ka pasur lajme të shumta për kapitenin Sergio Ramos, kontrata e të cilit me Real Madridin skadon para më pak se javëve.

Sport

15/06/2021 15:45

Mbrojtësi ende nuk ka rinovuar kontratën me klubin që e ka përfaqësuar që 16 vite, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, pavarësisht që i skadon kontrata me 30 qershor, drejtori sportiv i Sevillas, Monchi beson se spanjolli do qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Ramos ka qenë i lidhur me rikthimin te Sevilla, por komentet e drejtorit sportiv kanë sugjeruar që nuk do ndodh.

“Është lojtar i Real Madridit dhe mendoj se është në bisedime të vazhdojë aty. Kjo është e gjitha që mund të them”, tha ai.

Ramos ka bërë 721 paraqitje për klubin që nga debutimi në vitin 2004 dhe ka shënuar 104 gola./Lajmi.net/