ZYRTARE: Adrian rinovon me Liverpoolin

Portieri Adrian ka rinovuar kontratën me Liverpoolin.

Sport

14/06/2021 18:05

Spanjolli që iu bashkua klubi në vitin 2019 ka nënshkruar kontratë të re në fund të edicionit 2020/21, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar klubi anglez përmes një komunikate.

“Portieri Adrian ka nënshkruar kontratë të re, duke e vazhduar kontratën me klubin”, thuhet në komunikatë.

Adrian ka bërë 24 paraqitje në edicionin 2020/21, derisa ka fituar titujt si Premierliga, Kupa e Botës për klube dhe Superkupa e UEFA-së./Lajmi.net/