ZYRTARE: Lucas Vazquez rinovon me Real Madridin

Real Madrid ka konfirmuar rinovimin e kontratës së mbrojtësit Lucas Vazquez.

Sport

03/06/2021 13:17

Pavarësisht spekulimeve që spanjolli do largohet në verë, Vazquez ka vendosur të qëndrojë duke nënshkruar kontratë trevjeçare, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë e Realit:

“Real Madrid dhe Lucas Vazquez kanë arritur marrëveshje për të rinovuar kontratën e lojtarit, që do mbetet në klub për tri edicione, deri më 30 qershor 2024”, shkruhet në komunikatë.

Vazquez deri vonë ishte i lidhur me kalimin te AC Milan./Lajmi.net/