ZYRTARE: Carlo Ancelotti merr drejtimin e Realit

Real Madrid ka konfirmuar rikthimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Sport

01/06/2021 19:10

Tekniku italian ka ndërprerë kontratën me Evertonin dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare me “Los Blancos”, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë e Realit:

“Real Madrid njofton se Carlo Ancelotti do jetë trajneri i ekipit të parë për tre sezone”, shkruhet në komunikatë.

Kujtojmë se edicionin e kaluar, Reali nuk fitoi asnjë trofe./Lajmi.net/