El Chiringuito: Mbappe do të luajë për Real Madridin edhe pas largimit të Zidane

E ardhmja e Kylian Mbappes vazhdon të mbetet e lidhur me një transferim në Real Madrid.

Sport

28/05/2021 11:11

Francezi po kërkohet më ngulm nga klubi mbretëror, të cilët janë të gatshëm të ‘thyejnë’ bankat e tyre për të mundësuar transferimin e tij, transmeton lajmi.net.

Një gjë të tillë e ka thënë edhe El Chiringuito, një nga mediumet më të mëdha spanjolle në vend.

“Mbappe do të luajë në sezonin tjetër me Real Madridin, me apo pa Zinedine Zidane”.

Zidane është larguar nga Real Madrid pas periudhës dy vjeçare në “Los Blancos” dhe tani po kërkon një skuadër të re për të menaxhuar.

Njëri nga yjet e PSG-së, Neymar, veçse ka rinovuar me parisienët, të cilët po presin me padurim vendimin e Mbappes./Lajmi.net/