Arsyeja e vërtetë pse Zidane u largua nga Real Madrid

Trajneri Zinedine Zidane, u largua nga Real Madrid për herën e tretë radhazi në karrierë dhe për herë të dy si trajner.

Sport

27/05/2021 14:39

Hera e parë ishte në vitin 2018, ndërsa tani pas tri viteve, u largua sërish para ‘lindjes’ së një projekti të ri, transmeton lajmi.net.

Reali është përgatitur për këtë skenar që disa javë dhe janë duke punuar për të zëvendësuar personin që iu ka sjell ka shumë suksese në vitet e fundit.

Ka pasur dyshime për të ardhmen e teknikut francez që nga marsi, me kontratën që i skadon në vitin 2022, por asnjëherë nuk ka pranuar të flas për të ardhmen.

Ambiciet e tij kanë qenë të punojë ditë pas ditë, ndeshje pas ndeshje dhe duke marrë parasysh çfarë edicioni i vështirë ka qenë me lëndimet e shpeshta të lojtarëve, Zidane ka qenë personi që është ballafaquar gjithmonë me mediat.

Skuadra duhej të rilindte, por Zizou nuk ia doli të rikthente energjinë e lojtarëve me të cilët fitoi La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve.

Për këtë arsye, Zidane u ndje se duhet një ‘zë’ i ri që të lidhet me skuadrën, t’iu shërbej mirë, andaj edhe vendosi të largohet.

Raul Gonzalez, Antonio Conte dhe Joachim Low shihen si pasuesit e mundshëm./Lajmi.net/