BeinSports zyrtarizon të ardhmen e Messit: Ai do të qëndrojë në Barcelonë

E ardhmja e Lionel Messit ka qenë temë diskutimi qysh nga fillimi i këtij viti dhe tani pritet që kjo çështje të mbyllet.

Sport

22/05/2021 13:32

Messi ka kaluar gjithë jetën e tij në Barcelonë dhe kjo aventurë nuk duket të mbarojë, të paktën jo për sezonin e ardhshëm, raporton beinSPORTS, përcjell lajmi.net.

Gazetar Achraf Ben Ayad, i cili është shumë i afërt me Messin, ka thënë se ai përfundimisht ka vendosur që të qëndrojë në Barcelonë.

Argjentinasi kishte dërguar një burofax drejt zyrave të Barcelonës, ku kishte kërkuar edhe largimin nga klubi.

Megjithatë, një gjë të tillë nuk e ka lejuar tanimë ish-presidenti, Josep Maria Bartomeu.

“Messi do të vazhdojë, lidhja e tij me Barcelonën nuk do të ndalet”, ka thënë gazetari Achraf Ben Ayad./Lajmi.net/