Plani i Real Madridit për Mbappe dështon shkaku i mos formimit të Superligës Evropiane

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe që një kohë të gjatë kërkohet nga Real Madridi.

Sport

26/04/2021 17:19

Francezi gjithmonë ka treguar dëshirën e madhe të punojë nën urdhrat e Zinedine Zidane dhe është i hapur për kalimin te “Los Blancos”, përcjellë lajmi.net.

Sipas Diario AS, shpresat e Real Madridit për nënshkrimin me Zidanen kanë mbaruar shkaku që nuk është formuar Superliga Evropiane.

Presidenti i Realit, Florentino Perez gjithashtu ka konfirmuar që pa Superligën Evropiane nuk do realizohen këto transferime.

“Mbappe dhe Haaland? Pa Superligën Evropiane nuk mund të ndodhin këto transferime, asnjëri prej tyre”, deklaroi ai.

Mbappe është në formë sensacionale te PSG-ja që disa vite dhe ka shënuar 117 gola në 166 ndeshje./Lajmi.net/