Spektakël golash në “Diego Maradona Stadium”, Napoli triumfon ndaj Lazios

Napoli dhe Lazio janë ndeshur në kuadër të xhiros së 32-të të Serie A.

Sport

22/04/2021 22:42

Napoli arriti ta mposht konkurrentin direkt për Ligën e Kampionëve, Lazion në kuadër të xhiros së 32-të të Serie A, shkruan lajmi.net.

Lorenzo Inzigne shënoi gol nga penaltia në min (7’), i ndjekur nga Politano në min (12’).

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin prej dy golave të Napolit.

Në pjesën e dytë, Napoli vazhdoi me paraqitje të mirë.

Insigne shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Napolin në min (53’) pas një asistimi nga Hysaj.

Mertens shënoi në min (65’) golin e katërt.

Por, Lazio reagoi me dy gola të shpejtë.

Immobile shënoi (70’) dhe Milinkovic Savic min (74’). Por, Victor Osimhen e thelloi sërish rezultatin, ai shënoi gol në min (80′).

Rezultati përfundimtar, Napoli 5-2 Lazio./Lajmi.net/