Perez i hap derën mundësisë së largimit të Varanes

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka konfirmuar që mbrojtësi Raphael Varane mund të largohet nëse nuk është i lumtur.

Sport

22/04/2021 16:23

Francezi kërkohet me ngulm nga Manchester United, ku shihet si partneri ideal i Harry Maguire, përcjellë lajmi.net.

Fituesi i Kupës së Botës do jetë agjent i lirë pas 18 muajve dhe Perez është i hapur ta shesë nëse lojtari dëshiron.

74-vjeçari ka konfirmuar se nëse Varane nuk do të qëndrojë, atëherë është i lirë të largohet gjatë një intervistë për El Larguero.

“Varane? Jam i lumtur me skuadrën tonë. Nëse lojtarët nuk duan të qëndrojnë në Madrid, ata mund të largohen”, deklaroi ai.

Pos të ardhmes së Varane, në dyshime mbetet edhe e ardhmja e Sergio Ramos, derisa Reali ka siguruar shërbimet e David Alabas për pesë vite./Lajmi.net/