Lajm pozitiv për Real Madrid, Mbappe ka filluar të kërkojë shtëpi në Madrid
Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka filluar të kërkojë një shtëpi në kryqytetin spanjoll, Madrid.
Sport
Franezi thuhet se ka filluar kërkimet për një shtëpi në Madrid ndërsa intensifikohen spekulimet se ai mund të largohet nga Paris Saint-Germain, transmeton lajmi.net.
E ardhmja e Mbappes ka qenë lajm nëpër media edhe para shpalljes së Superligës të dielën në mbrëmje, ai ka qenë i lidhur me një largim nga PSG që nga fillimi i sezonit.
Real Madrid ka qenë prej kohësh favorit për të nënshkruar me Mbappen dhe trajneri i Superligës dhe i klubit, Perez, është një admirues i madh i 22 vjeçarit.
PSG nuk është e ftuar në kampionatin e ri, i cili pritet të shkëputet nga garat e UEFA-s, dhe do të drejtohet nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.
Mbappe ka shënuar 35 gola në 40 paraqitje për parisienët këtë sezon dhe Zinedine Zidane po kërkon atë për të forcuar edhe më shumë sulmin e ‘Los Blancos’./Lajmi.net/